“MERRI KREJT”/ Dafina Zeqiri publikon pamje nga hiti i ri dhe duket tërësisht ndryshe – AlpeGossip
“MERRI KREJT”/ Dafina Zeqiri publikon pamje nga hiti i ri dhe duket tërësisht ndryshe

“MERRI KREJT”/ Dafina Zeqiri publikon pamje nga hiti i ri dhe duket tërësisht ndryshe

Dafina Zeqiri vetëm pak ditë më parë ndau në Instgarm një video që na tregojë të gjithëve se po vjen një hit i ri e që do të rrëfejë një histori dashurie.

Ajo na surprizoi sërish me look-un e saj, me aq sa pamë në videon e shkëputur nga videoklipi, këngëtarja ka bërë një make-up të theksuar dhe një stil të pazakontë flokësh, të mbledhura bisht lart dhe të ngrira ashtu siç qëndron dhe ajo vetë, e ngrirë duke vështruar lart. Ajo ka treguar gjithashtu se kënga do të publikohet vetëm dy ditë para Shën Valentinit dhe do të titullohet “merri krejt”.

Vetëm pak më parë Dafina ka postuar një foto ku duket vërtetë si një kukull barbie, me një veshje të veçantë ka pozuar nga makina duke treguar dhe gishtin e mesit…

“Dashuria s’mjafton” shkruan krahas fotos, pjesë e shkëptur nga teksti i këngës që po vjen. Epo çfarë megahiti të jetë duke na sjellë vallë?!

 ALPEgossip.al

View this post on Instagram

Dashnia nuk mjafton……

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on