Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë ndarë/ Veprimi i këngëtares po “i çmend” fansat (FOTO) – AlpeGossip
Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë ndarë/ Veprimi i këngëtares po “i çmend” fansat (FOTO)

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë ndarë/ Veprimi i këngëtares po “i çmend” fansat (FOTO)

Pak kohë më parë rrjeti u pushtua nga lajmi i fejesës së këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra. Madje, vetë çifti rrëfeu se në planet e afërta kishin edhe martesën.

Por ç’ndodhi me ta? Kohët e fundit kishin rënë shumë në qetësi, nuk kishim dëgjuar as për ndonjë koncert së bashku, nuk pamë as foto nga pushimet e asgjë. Mos ndoshta çifti i këngëtarëve i ka dhënë fund fejesës?

“IconStyle” ka vënë re se Mimoza ka fshirë të gjitha fotot me Seldin nga Instagrami i saj dhe këngëtari në anën tjetër ka bërë të njëjtën gjë. Fotoja e fundit e postuar nga ai me Mimozën është posteri i një koncerti në muajin maj.

Gjithësesi, ne pamë se ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram si dhe në bio-n e profileve kanë këngën “Sa kujtime”, të cilën e kanë bërë së bashku. Të jetë kjo një krizë mes tyre, apo fejesa e shumëpërfolur dhe planet e së ardhmes morën fund? Kjo mbetet për t’u parë në një tjetër reagim të tyre.