Modelja e njohur dhe “The Weeknd” konfirmojnë historinë e dashurisë në mënyrën më të ëmbël të mundshme (FOTO) – AlpeGossip
Modelja e njohur dhe “The Weeknd” konfirmojnë historinë e dashurisë në mënyrën më të ëmbël të mundshme (FOTO)

Modelja e njohur dhe “The Weeknd” konfirmojnë historinë e dashurisë në mënyrën më të ëmbël të mundshme (FOTO)

Verën e 2018 le ta quajmë “vera e dashurisë”, jeni dakort? Fillimisht kishim lajmin e fejesës së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra, Justin Bieber me Hailey Baldwin, Ariana Grande dhe Pete Davidson dhe së fundmi Bella Hadid dhe The Weeknd, të cilët ende fshihen.

Mirëpo pas disa takimet të fshehta nëpër botë, çifti ka vendosur të dalë publikisht në rrjetet sociale. Bella fillimisht postoi një foto bardhë e zi të The Weeknd (emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye). Krahas fotos së postuar ajo shkruante “sheqer”.

Ndërsa Abel postoi në profilin e tij një foto ku shfaqej silueta e Belës në një aeroport me perëndimin në sfond. Përshkrimi i tij? “Shumë e ëmbël”.

Bella dhe Abel u ritakuan në festivalin e Coachellës në muajin Prill. Më pas u fotografuan duke u puthur në Cannes Film Festival.