Modelja tregon si ia dha burrit lajmin e shtatzënisë, pasi ia mbajti sekret për shumë ditë – AlpeGossip
Modelja tregon si ia dha burrit lajmin e shtatzënisë, pasi ia mbajti sekret për shumë ditë

Modelja tregon si ia dha burrit lajmin e shtatzënisë, pasi ia mbajti sekret për shumë ditë

Modelja Greiss Petroviç është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël të një vajze. Ajo rrëfeu te Rudina emocionet e para dhe reagimet ndaj këtij lajmi të mirë. Po si ia tha Ilirit, babit të vajzës? “Do shkonim diku të nesërmen dhe i thashë që unë nuk vija dot se kisha një takim të rëndësishëm te doktori. Më duket se do bëhesh baba”, tha Greis. Ndërkohë që përpos gëzimit, partneri i saj ishte hutuar dhe e kishte pyetur nëse po bënte shaka.

Po ai nuk ishte i pari që e mori vesh lajmin. Greiss kishte bërë dy teste dhe të parës ia kishte thënë mbesës së saj tre vjeçe. “Ajo e mbajti shumë mirë sekretin për disa ditë”, tha Greiss.

(Greiss te Rudina, foto nga Instagrami)
Sfida më e madhe kishte qenë për t`ia thënë motrave të saj, të cilat nuk mund t`i mblidhte bashkë në një ditë. Donte t`ia tregonte në të njëjtën kohë, por njëherë nuk vinte njëra e njëherë s`vinte tjetra.

Kurse vjehrra e saj, Zonja Tefta, ishte hedhur përpjetë nga gëzimi. “Do bëhem gjyshe për herë të dytë”, kishte thënë ajo sapo e kishte kuptuar sekretin që nusja e djalit fshihte prej disa ditësh. E thonë se këto ditë e mbajtjes sekret janë ato më të bukurat. Mami e shijon të gjithën për vete.