Na duket ne, apo të gjitha femrat e Instagramit po veshin këto këpucë (FOTO) – AlpeGossip
Na duket ne, apo të gjitha femrat e Instagramit po veshin këto këpucë (FOTO)

Na duket ne, apo të gjitha femrat e Instagramit po veshin këto këpucë (FOTO)

Kur mbretëresha e këpucëve me taka, Victoria Beckham, nisi të vishte të sheshta, të gjithë e kuptuam që kishte nisur një revolucion i madh i këpucëve. Veshjet “casual” kanë pësuar një revolucion, duke u drejtuar më shumë nga rehatia. Dhe influencueset e modës në Shqipëri si, Lori Hoxha dhe Jonida Maliqi, janë të parat që kanë nisur ta ndjekin.

Ndryshimi i modës duket se na ka goditur të gjithë nga Kendall Jenner dhe Gigi Hadid te personazhet publikë shqiptarë, që na treguan se atletet nuk janë më vetëm për palestër.

Por a do t’i vishni dhe ju të ashtuquajturat “atletet e gjyshit”?

E kemi fjalën për atletet që janë me gomë të gjerë dhe të trashë, të cilat janë të kombinueshme me çdo stil veshjeje, klasik apo sportiv.

 

Jonida dhe Armina janë vetëm dy nga emrat e njohur për publikun shqiptar që na e vërtetuan.

Së fundmi “Iconstyle.al” kuptoi se këpucët më të dashura për shumë prej tyre nuk janë më këpucët me taka, por atletet në çdo model apo markë.

Ato dinë t’i kombinojë për një paraqitje “casual” apo diçka më festive:

Elvana Gjata

Lori Hoxha

Jonida Maliqi

Xhensila Myrtezaj

Emina Cunmulaj

Armina Mevlani

Estela Ujka

Eni Koçi

Kida

Burimi: Iconstyle.al