“NDARJA” ME KEISIN/ Stresi bën gjestin e papritur (FOTOT) – AlpeGossip
“NDARJA” ME KEISIN/ Stresi bën gjestin e papritur  (FOTOT)

“NDARJA” ME KEISIN/ Stresi bën gjestin e papritur (FOTOT)

Stresi dhe Keisi janë padyshim një prej çifteve më të përfolur të showbizz-it.

E teksa të dy nuk i kanë kursyer postimet e ëmbla të dashurisë për njëri-tjetrin sa kohë Stresi po vuante dënimin e tij në burg dhe disa ditë pasi ai doli nga burgu, duket se diçka ka ndodhur ditët e fundit.

Keisi ka hequr mbiemrin që ka marrë pas martesës me Stresin në Instagram dhe gjithashtu ka fshirë të gjitha postimet me të, gjë e cila është komentuar gjerësisht në  mediat rozë si shenjë e një ndarje të mundshme mes tyre.

E megjithatë, duket se reperit nuk i kanë bërë përshtypje këto lajme dhe ka vendosur të bëjë një postim të dedikuar për shokun e tij të ngushtë, për ta uruar për ditëlindje.