NË MES TË EMISIONIT/ Ja si Romeo vë në siklet Jonidën për lidhjen e tyre (FOTO) – AlpeGossip
NË MES TË EMISIONIT/ Ja si Romeo vë në siklet Jonidën për lidhjen e tyre  (FOTO)

NË MES TË EMISIONIT/ Ja si Romeo vë në siklet Jonidën për lidhjen e tyre (FOTO)

Lidhja e Jonida Maliqit me Romeo Veshajn ka qenë shumë e komentuar në media së fundmi. Ndonëse në fillim e mbanin të fshehtë, çfiti tanimë kanë vendosur të dalin hapur me veprimet e tyre.

Jonida ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Romeos, Borës dhe Donaldit, “3-shat”, ku gjatë intervistës me dy binjakët nuk i shpëtoi pyetjes për dashurinë.

Dhe këtë pyetje ja bëri pikërisht Romeo. “Jonida, je e lidhur apo e dashuruar keq fare?”, e pyeti Romeo këngëtaren. Jonida u vendos në siklet, nisi të qeshte e më pas të kollitej duke mbuluar fytyrën me duar.

Donaldi i ofroi një gotë me ujë ndërsa Jonida tha: “Imagjino u lava nga sikleti”.

Në fund të intervistës, Jonida i dhuroi një puthje dy djemve, por Romeo ishte përgatitur për një puthje në buzë. Ishte Jonida ajo që e shmangu duke kthyer kokën.