NË VEND TË AMIT/ Ermal Mamaqi sot mund të ishte i martuar me Albana Osmanin (VIDEO) - AlpeGossip
NË VEND TË AMIT/ Ermal Mamaqi sot mund të ishte i martuar me Albana Osmanin (VIDEO)

NË VEND TË AMIT/ Ermal Mamaqi sot mund të ishte i martuar me Albana Osmanin (VIDEO)

Pavarësisht se ajo u bë prezantuese e programit të humorit “Portokalli”, që në vitin 2006, vetëm tani e mësojmë se përzgjedhja e Amarda Toskës ishte përmes një konkursi.

Në emisionin e tij të radhës, Ermal Mamaqi, zbulon se në garë për të qenë prezantuese e “Portokallisë” me bashkëshorten e tij ka qenë edhe Albana Osmani.

Jo vetëm kaq, por Ermali dhe Albana mund të ishin sot një çift bashkëshortësh! Okej, këtë nuk mund ta vërtetojmë, por moderatori i bën këtë pyetje të ftuarës së tij, nëse do të kishin pasur një mundësi bashkë.

“Në ‘Portokalli’ në kohën kur konkurroi dhe Ami, ajo fitoi, ti nuk fitove. Pra në qoftë se do ta kishe fituar ti ‘Portokallinë’, ne do të ishim të martuar bashkë?”, i drejtohet Ermali Albanës, në videon e publikuar në Instagram, të shkëputur nga emisioni që do të transmetohet nesër.

Kjo e fundit pohoi me një “Po” të zgjatur, duke vijuar shakanë e moderatorit të emisionit “Xing me Ermalin”.

Pavarësisht se dy moderatorët kanë qenë në garë mes tyre koha ka treguar se nuk ka pasur hatërmbetje. Por a do ta mendonit ndonjëherë Ermalin si bashkëshortin e Albanës? Vështirë ta imagjinojmë!