NËSE LODHJA JU BËN TË MBYLLENI NË SHTËPI/ Këto ushqime do t’ju ndihmojnë për të marrë pak energji – AlpeGossip
NËSE LODHJA JU BËN TË MBYLLENI NË SHTËPI/ Këto ushqime do t’ju ndihmojnë për të marrë pak energji

NËSE LODHJA JU BËN TË MBYLLENI NË SHTËPI/ Këto ushqime do t’ju ndihmojnë për të marrë pak energji

Ka monente në jetën tonë në të cilat ndihemi pa energji, të lodhur dhe rrjedhimisht kjo na con në mërzitje. Të gjitha këto ndodhin dhe nga mos ushqyerja e mirë ndaj duhet të jemi të kujdesshëm nqs na pëlqen që pozitiviteti të jetë pjesë e ditëve tonë gjithmonë. Këto ushqime më poshtë na ndihmojnë:

Drithërat përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Për fat të keq, shumica e njerëzve në ditë të sotit janë fobik ndaj karbohidrateve dhe thjeshtë nuk e marrin parasysh këtë ushqyes thelbësor.

Karbohidratet komplekse janë burimi kryesor i energjisë së trupit – duke sigururar “karburant” për trurin po edhe për muskujt. Kësisoj, ju nuk mund ta ndezni makinën pa ndihmën e karburantit, kështuqë mos e leni edhe trupin tuaj bosh.Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, apo të emërtuar si vitamina të energjisë, të cilat janë thelbësore për shëndrrimin e ushqimit që e konsumoni në energji efektive.

Fasule dhe thjerrëza: Këto janë përbërës shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të rezultojë në lodhje, dobësi dhe apati. Për fat të keq, organet tona nuk mund të absorbojnë hekurin nga burimet vegjetariane, poashtu edhe nga burimet e kfshëve. Prandaj, për të rritur absorbimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të absorboni deri në 10 herë më shumë hekurin.

Spinaq: spinaqi përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin. Shkurt e shqip: nëse nuk konsumojmë sasi të mjaftueshme, ndjehemi të lodhur dhe të dobët.Ekspertët e shëndetësisë shpesh i referohen magnezit si mineral mjeshtër, për shkak të përfshirjes së tij në më se 300 procese jetike, enzimatike në trup. Për fat të keq, magnezi është nga mangësitë më të zakonshme në mbarë botën. Për t`u siguruar se keni konsumuar mjaft, hedh spinaq në lëngje, saladë, gjallë- në çdo gjë!

Portokall:Për një sistem të shëndoshë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional. Konsumimi i rekomanduar ditor i vitaminës C është të paktën 75mg për femrat dhe 90mg për meshkujt, një portokall i madh përmban 70mg vitaminë C. Mos harroni se gatimi e zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme vitaminën C në përmbajtjen e ushqimit, kështuqë sigurohuni që të hani fruta të papërpunuara dhe perime të freskëta.

Ujë:Edhe të qenurit pak e dehidruar mund të bëjë të ndiheni e lodhur dhe mërzitshëm. Edhe nëse pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit siç është shalqiri, trangujt dhe frutat agrume.