NGA KËPUCËT E SHESHTA TEK.../ Cilat janë veshjet që deformojnë trupin - AlpeGossip
NGA KËPUCËT E SHESHTA TEK…/ Cilat janë veshjet që deformojnë trupin

NGA KËPUCËT E SHESHTA TEK…/ Cilat janë veshjet që deformojnë trupin

Të gjithave na pëlqen të dukemi sa më bukur, jo vetëm para pasqyrës, por edhe të tjerëve, por a keni menduar ndonjëhere se manin për të ndjekur tendencat e fundit të modës, po vë në rrezik mirëqenien tuaj? Sipas ekspertëve të shëndetit, ekzistojnë disa disa veshje të cilat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore nëse i përdorni më shumë dhe shpesh se ç’duhet. Kini kujdes dhe mos i vishni gjithmonë:

Pantallonat e ngushta: Pantallonat e ngushta, mund t’ju bëjnë të dukeni më të dobëta, ose edhe të kenë efekt të kundërt, por t’i mbani veshur gjithë kohës mund të çojë në shfaqjen e variçeve, pasi ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Si rrjedhojë trupi prodhon shumë progesteron që më pas sjell zgjerimin e venave. Jo vetëm kaq, xhinset e ngushta shkaktojnë gjithashtu probleme me tretjen, aciditet dhe refluks gastrik.

Këpucët shumë të sheshta: Shumica prej nesh mendojnë se këpucët e sheshta mund të jenë plotësisht të padëmshme. Mirëpo, mjekët tregojnë se ato i bëjnë dëm shëndetit tuaj, sepse ngarkesa në këmbë është e pabarabartë. Në darkë ju mund të vuani nga dhimjet e këmbëve dhe mund të pësoni një deformim të gjunjëve dhe ijeve.

Reçipetat “push up”: Reçipetat me mbushje janë shumë të përdorura nga gra dhe vajza në të gjithë botën. Ajo që nuk dini është se  reçipetat “push up” bllokojnë enët e gjakut dhe ky presion i vazhdueshëm në gjoks i deformon gjintë tuaj, i bën më varur dhe mund të çojnë deri në shfaqjen e kancerit. çojë edhe në kancer.