NGA LODHJA DERI TEK STRESI/ Kurrë në jetën tuaj, MOS i injoroni këto shenja – AlpeGossip
NGA LODHJA DERI TEK STRESI/ Kurrë në jetën tuaj, MOS i injoroni këto shenja

NGA LODHJA DERI TEK STRESI/ Kurrë në jetën tuaj, MOS i injoroni këto shenja

Roli i hekurit në trup është i jashtëzakonshëm dhe për ta besuar këtë ju mjaftojnë vetëm tre argumente, ndër shumë e shumë të tjera: merr pjesë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, forcon sistemin imunitar dhe mbron gjithë shëndetin e përgjithshëm. Më shumë se kaq?

Nëse ka mungesë të hekurit, trupi e ndjen dhe përpiqet t’jua bëjë të ditur përmes disa sinjaleve specifike. Mësojini 6 shenjat krysore të mungesës së hekurit në gjak dhe nëse shfaqni njërën prej tyre nxitoni te një specialist.

Lodhje

Më pak hekur nënkupton më pak oksigjen në inde, ndaj e thënë ndryshe jeni të privuar nga energjia.  Në rast se ndiheni nervozë apo të këputur, niveli i ulët i hekurit mund të jetë fajtori kryesor.

Rrahje të çrregullta zemre

Mangësia në hekur çon në anemi, kështu që zemra përpiqet të pompojë më shumë gjak për të kompensuar oksigjenin e paktë.

Neps për gjëra të pangrënshme

Duket e çuditshme por personave që vuajnë nga mungesa e hekurit mund t’ju lindë dëshira për të ngrënë baltë, shkumësa, letër etj. Kjo gjendje njihet në mjekësi me termin Pica.

Të tjera shenja:

Rënie flokësh

Gjuhë e fryrë (mungesa e oksigjenit rrit muskujt e gjuhës)

Stres