NGA MEGHAN TE KIM/ Vajzat me stil konfirmojnë rikthimin e trendit të viteve ‘90 – AlpeGossip
NGA MEGHAN TE KIM/ Vajzat me stil konfirmojnë rikthimin e trendit të viteve ‘90

NGA MEGHAN TE KIM/ Vajzat me stil konfirmojnë rikthimin e trendit të viteve ‘90

Përveç modelit të flokëve të kapur bisht në majë të kokës, apo rricave të famshme, një tjetër model flokësh identifikon vitet ’90 dhe është ai i dy tufëzave të flokëve të lëna të lira që kornizojnë fytyrën, ndërkohë që pjesa tjetër është e mbledhur.

Një model i konsideruar “romantik” që duket se është rikthyer në modë fiks në kohë për festën e Shën Valentinit.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe disa prej vajzave më me stil si Meghan Markle apo Kim Kardashian e Gigi Hadid.

Kim Kardashian është shfaqur me modelin në fjalë mbrëmjen e djeshme në emisionin e Jimmy Fallon dhe dukej e mrekullueshme.

Po ashtu edhe Meghan Markle në një nga daljet e saj të fundit ku u shfaq me flokë të kapur topuz dhe me dy filet e lëna të lira.