Niko Komani nuk ka qenë dakord me largimin nga “DWTS” dhe e pranoi në mënyrën më sportive të mundshme (FOTO) – AlpeGossip
Niko Komani nuk ka qenë dakord me largimin nga “DWTS” dhe e pranoi në mënyrën më sportive të mundshme (FOTO)

Niko Komani nuk ka qenë dakord me largimin nga “DWTS” dhe e pranoi në mënyrën më sportive të mundshme (FOTO)

Të premten e kaluar, personazhi VIP që u largua nga gara e “Dancing with the Stars” ishte pikërisht Niko Komani dhe partnerja e tij në garë, balerina Adela Lami. Pasi kishin qenë edhe javën e kaluar në “Dance off”, Niko dhe Adela nuk ia dolën të fitonin kundrejt Amosit dhe Isidës.

Pikërisht në momentin kur po shpreheshin falenderimet e çastit, Niko pati veçse fjalë të mira për produksionin, jurinë dhe Adelën por mesa duket ai nuk ka qenë dakord me vendimin që ka marrë juria për ta larguar nga gara.

Vetëm pak më parë, ai ka postuar në Instagram kërcimin e fundit që bëri krah Adelës në spektakël dhe një prej komentuesve të tij i shkruan se ata të dy nuk e meritonin të largoheshin nga gara. Niko i ka kthyer menjëherë përgjigje duke i thënë: “Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne!” – ka përfunduar ai.

Pra e morët vesh, Niko dhe Adela mendojnë se duhet të qëndronin më tepër në garën e kërcimit. Ndërkohë pritet vetëm të shohim se çfarë do të ndodhë nesër mbrëma në puntatën e ardhshme të “Dancing with the Stars” i cili këtë vit ka dhuruar mjaft spektakël.