NITA KA NJË PËLQIM PËR BLEDIN? Diola Dosti zbulon gjithçka rreth raportit të tyre! – AlpeGossip
NITA KA NJË PËLQIM PËR BLEDIN? Diola Dosti zbulon gjithçka rreth raportit të tyre!

NITA KA NJË PËLQIM PËR BLEDIN? Diola Dosti zbulon gjithçka rreth raportit të tyre!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP” Diola Dosti. Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm…

Nutricionistja gjithashtu u ndal edhe tek pjesa e largimit të papritur mbrëmjen e djeshme të Bledit, ku ai ishte shprehur para se të bënte të ditur vendimin se kishte një surprizë.

Kur ka hyrë Bledi aty në spektakël, e pashë që në ngjyrën e lëkurës, në fytyrë që ishte si i dorëzuar. Kur ai tha kam një surprizë me thënë të drejtën filloi të më rrihte zemra sepse thashë që do jetë për Nitën, shumë sinqerisht e mendova.

Por a e ka realisht qejf Nita?

Unë kam tentuar. Shiko Nita nuk është se është shprehur shumë sepse edhe si person është shumë gocë e fortë. Nita ishte kështu: “Do t’ia lëmë kohës”. E bukura është se edhe kur ishim aty brenda Nita më thoshte se: “Ti më ke mësuar artin e përqafimit”, sepse është pak e ftohtë. Unë e shikoja që kur i flisja për Bledin, vesh më vesh buzëqeshja. Kishte një lloj pëlqimi, po. Por gjithësesi mendoj që kur të dalë jashtë do ta shohim.