NJË KAFE ME SABIANIN? Robert Aliaj habit me përgjigjen e tij – AlpeGossip
NJË KAFE ME SABIANIN? Robert Aliaj habit me përgjigjen e tij

NJË KAFE ME SABIANIN? Robert Aliaj habit me përgjigjen e tij

Robert Aliaj duket se ka ndryshuar mendim për Sabianin pas deklaratave të tij ku shprehej se këngëtari kishte qëndrime ‘anadollake’ ndaj marrëdhënies së Kristit dhe Keisit.

I ftuar në “Ftesë në pesë”, Roberti përgëzoi çiftin për mënyrën sesi e kanë trajtuar situatën e tyre ndërsa theksoi se u i erdhi keq për Kejsin natën që doli Kristi.

“Edhe pse s’kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj.Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë”- u shpreh ai.

I pyetur nga moderatorja nëse kishte plan të futej në “BBVIP”, ai u shpreh se nuk e ka pasur kurrë, e ndër të tjera nuk i hodhi poshtë mundësitë se mund të pijë një kafe me Sabianin.