“Një perëndeshë prej floriri”/ Kim i la të gjithë pa fjalë në Met Gala – AlpeGossip
“Një perëndeshë prej floriri”/ Kim i la të gjithë pa fjalë në Met Gala

“Një perëndeshë prej floriri”/ Kim i la të gjithë pa fjalë në Met Gala

Mbrëmjen e djeshme u mbajt një nga eventet më të famshme për botën e modës. Këtë vit, tema e Met Gala-s ishte “Trupat e parajsës: Moda dhe imagjinata katolike.”Ashtu siç e kërkonte tema, të gjithë yjet u shfaqën në tapetin e kuq me veshjet e tyre dramatike dhe me shumë simbole fetare.

Kim Kardashian përshembull, ndonëse pati një javë goxha të vështirë duke i dalë në mbrojtje të shoqit (pas hakërrimit të gjithë Tëitter-it), ka shkëlqyer me pamjen e saj rrezëllitëse.

E veshur me një fustan ngjyrë gold të dizenjuar nga Versace, në detajet e së cilit kishte 2 kryqe, si shenjë për të respektuar temën, Kim dukej një perëndi.

Ndonëse shkëlqimi i 37-vjeçares na verboi, nuk mund të mos e vinim re mungesën e Kanye-s. Nuk dukej gjëkundi.

Gjithsesi, kthehemi tek Kim: flokët e kapura bisht dhe grimi i fokusuar tek sytë bënë që të gjithë t’i kthenin dhe t’i mbanin për shumë gjatë sytë nga Zonja West!