NJË TJETËR TRAGJEDI/ 24 vite pas vrasjes së Gianni Versace, 2 persona gjenden të vdekur në rezidencën e markës – AlpeGossip
NJË TJETËR TRAGJEDI/ 24 vite pas vrasjes së Gianni Versace, 2 persona gjenden të vdekur në rezidencën e markës

NJË TJETËR TRAGJEDI/ 24 vite pas vrasjes së Gianni Versace, 2 persona gjenden të vdekur në rezidencën e markës

Një tjetër tragjedi e rëndë ka goditur rezidencën Versace. Ditën e djeshme, gati 24 vite pas vrasjes tragjike të Gianni Versace, policia mori një telefonatë se në ndërtesën që tani njihet me emrin Hotel Villa Casa Casuarina, janë gjetur të vdekur dy meshkuj.

Sipas autoriteteve, policia dhe zjarrfikëset gjetën dy trupa të pa jetë brenda një dhome të hotelit. Në bazë të hetimeve paraprake është zbuluar se ka ndodhur një vetëvrasje e dyfishtë. Policia ka treguar se dy meshkujt kanë pasur plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me armë. 

Ky zbulim u bë vetëm një ditë para 24-vjetorit të vdekjes së Gianni, i cili u vra me armë në rezidencën e Versace. Ndjekësit e çështjes mund të kujtojnë se stilisti po kthehej në shtëpi nga një shëtitje në mëngjes në vitin 1997, kur Andrew Cunanan pretendohet se i dha një goditje fatale në pjesën e pasme të kokës. Tetë ditë më vonë, Andrew vrau veten në një shtëpi në Miami Beach.

Vetë rezidenca, e ndërtuar fillimisht në vitin 1930, u ble nga Gianni në 1992. Sipas hotelit, stilisti investoi 32 milion dollarë shtesë në rinovime, duke shtuar krahun jugor, pishinën dhe kopshtin dhe duke i kthyer 24 apartamentet në 10 suita të mëdha.

Versace Mansion, Casa Casuarina, Gianni Versace

Pas vdekjes së tij, prona u shit dhe u shndërrua në një hotel dhe hapësirë për evente. Ndërsa disa nga gjërat e Gianni-t u shitën në ankand në Prill 2001 për një shifër prej 28 milion dollarë.