Ronela Hajati ka reaguar në rrjete sociale për incidentin që i ndodhi teksa ishte e ftuar në një emision televiziv në Spanjë. Ndërsa po performonte, asaj i ra mikrofoni, u thye dhe më pas çdo gjë nisi nga fillimi, por videoja bëri xhiron e rrjetit së bashku me komentet. Ronela nuk zgjodhi të qëndrojë e heshtur duke pyetur se nga vjen gjithë kjo ligësi, sidomos për një artist dhe këtu merr veten si shembull, që përpiqet të bëjë muzikë dhe të mos largohet nga vendi. Ajo përmendi faktin që pas daljes në këtë emision emri i saj renditet i 12-ti më si më i kërkuari në Spanjë, ndërsa u këndua edhe shqip.
Postimi i Ronelës: “Para disa ditesh isha e ftuar ne MEDIAFEST NIGHT FEVER nje nga emisionet me te ndjekura ne Spanje dhe qe ka qellim argetimin! Nata e rradhes ish ajo e shnderrimeve ku konkurrenteve i duhej te transformoheshin ne te ftuarit! Cdo gje eshte live atje dhe kudo jashte, zeri, performancat. Te kendosh playback ne fakt eshte e pakonceptueshme. Ne fillim me ndodhi nje incident i vogel, mikrofoni u shkeput, ra dhe u thye. Sado qe doja ta vazhdoja ishte e pamundur. E kalova me sportivitet dhe e nisa dhe njehere! Cdo gje shkoi ok! Dolem te tretet dhe kemi qeshur pafund se i tille ish formati! Ne fakt pas emisionit emri im ishte i 12 i kerkuari ne Spanje. Faqet shqiptare kane nxjerre vetem momentin qe me ra mikrofoni a thua c’ndodhi! Nuk e di nga na buron kjo ligesi per njeri-tjetrin ama un te pakten po perpiqem te bej dicka dhe do sdo u kendua shqip ne nje emision te huaj! Mos flas pastaj qe komentet per peshen dhe dukjen time qe nuk perfundojne kurre! Nuk dobesohem dot o zoterinj,ju ndan thjesht nje buton nga te mos ndjekurit! Pastaj kur mendoj , pashe qe erdhi dhe Dua Lipa me nje trup si modele, nje yll i vertet dhe kur pashe komentet e tmerrshme dhe te ajo…
BEHUNI POZITIV! Sidomos per gjakun tend, per njeri tjetrin sepse gjithe ky negativitet qe nxjerrim i shtyn njerzit perdite te mendojne: “Dua te iki sa me pare nga ky vend” kur mund te bejme gjera te mrekullueshme ketu!! Une jam thjesht nje goce nga Tirana qe e dua muziken dhe kam sakrifikuar cdo gje per te! Dashurine ,familjen, shoqerine …. vetem qe te bejne qejf njerzit sepse syte dhe duartrokitjet e tyre jane te pacmueshme! Le ta hapim zemren! Une ju dua shume!”