NUK E KEMI PARË ME BARKUN E RRUMBULLAKOSUR/ Kjo është foto e vetme e Lindita Halimit shtatzënë – AlpeGossip
NUK E KEMI PARË ME BARKUN E RRUMBULLAKOSUR/ Kjo është foto e vetme e Lindita Halimit shtatzënë

NUK E KEMI PARË ME BARKUN E RRUMBULLAKOSUR/ Kjo është foto e vetme e Lindita Halimit shtatzënë

Kur mësuam lajmin dje se Lindita Halimi është bërë nënë për herë të parë, me siguri shkuat në profilin e saj në Instagram për t’i gjetur ndonjë provë. Por e keni të kotë!

Nuk ka asnjë foto me barkun e rrumbullakosur, por vetëm imazhe me muskujt, trupin e tonifikuar, poza joshëse dhe portrete.

Ky është imazhi i vetëm i zbuluar deri më tani i këngëtares së njohur shqiptare shtatzënë:

Lindita shfaqet me një fustan rozë, ngjyrë e përzgjedhur për t’iu përshtatur gjinisë së foshnjës që priste të sillte në jetë, ndërsa në kokë mban një kurorë me lule. Ajo është përqafuar nga bashkëshorti i saj Davon Edwards, i cili i ka hedhur duart te barku i rrumbullakosur.

Nuk dimë saktësisht sa muajshme ishte në këtë periudhë Halimi, por mendohet se ka qenë tremujori i tretë i shtatzënisë së saj.

Ishte bashkëshorti i saj, i cili bëri publik lajmin e gëzuar, pasi postoi një foto me vajzën e sapolindur të pagëzuar me emrin Kaimana.

“Jemi kaq të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë është këtu me ne. Jemi kaq të dashuruar me të dhe mezi po presim ta marrim në shtëpi së shpejti. Bashkëshortja kishte një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe bëri lindje të shpejtë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Këngëtarja e njohur shqiptare arriti ta mbante të fshehtë shtatzëninë dhe larg vëmendjes së publikut gjatë gjithë kohës.