NUK E PRANOJNË LIDHJEN/ Donaldi bën gjestin romantik për Borën në mes të lokalit – AlpeGossip
NUK E PRANOJNË LIDHJEN/ Donaldi bën gjestin romantik për Borën në mes të lokalit

NUK E PRANOJNË LIDHJEN/ Donaldi bën gjestin romantik për Borën në mes të lokalit

Prej disa muajsh në mediat rozë është aluduar se mes prezantuese Bora Zemani dhe aktorit të humorit, Donald Veshaj, ka nisur një histori dashurie. Siç u mësua ata janë njohur në ambientet e Tv Klan dhe prej asaj kohe janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Megjithatë, lidhur me marrëdhënien e tyre asnjëri prej të dy personazhet nuk ka folur duke mos pranuar apo mohuar gjë. Vetëm pak kohë më parë, Bora publikoi një foto me dy binjakët e njohur dhe u tha se ata do të sjellin një emision të ri.

Mirëpo, çifti  mbrëmjen e djeshme ka festuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga lokalet e natës në Tiranë dhe Bora nuk ka ngurruar të publikojë disa video ku  shihet vëllai i Donaldit, Romeo duke kërcyer.

Por pavarësisht se nuk ka postuar asnjë video të Donaldit, në profilin  tij aktori ka treguar se ka qenë në një vend me Borën dhe nga veshja e tij duket që ai ka bërë një gjest romantik për moderatoren duke i dhuruar një trëndafil të bërë me dorë.