NUK KA KOMPLEKSE/ Donaldi zbulon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale – AlpeGossip
NUK KA KOMPLEKSE/ Donaldi zbulon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

NUK KA KOMPLEKSE/ Donaldi zbulon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Mbrëmjen e djeshme, banorët VIP të “Big Brother” kanë bërë lojën e sinqeritetit. Konkurrentët kishin të drejtë që t’i bënin njëri-tjetrit pyetje të ndryshme, ku përgjigjet duhej të ishin sa më të sinqerta.

Në bazë të përgjigjeve të tyre, më pas publiku mund të votojë në rrjetet sociale banorin, i cili e kalon këtë sfidë sinqeriteti.

Donaldit për shembull iu desh t’i përgjigjej një pyetjeje tepër të sikletshme. Sarah u interesua për vendin më të çuditshëm ku aktori i njohur i humorit ka kryer marrëdhënie seksuale.

Në dukje ai e mori me shumë sportivitet këtë pyetje së cilës iu përgjigj me një fjalë të vetme: “Në ashensor”.

Gjithashtu Arditi e pyeti, “nëse në shtëpi do të ishin vetëm Donaldi dhe Semi, kush e meriton fitoren?”. Teksa mendoi pak, aktori tha emrin e vet.