“Nuk kam ndjerë kurrë rivalitet me Monika Stafën”/ Beti Njuma sqaron thashethemet për largimin nga “Top Channel” – AlpeGossip
“Nuk kam ndjerë kurrë rivalitet me Monika Stafën”/  Beti Njuma sqaron thashethemet për largimin nga “Top Channel”

“Nuk kam ndjerë kurrë rivalitet me Monika Stafën”/ Beti Njuma sqaron thashethemet për largimin nga “Top Channel”

Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi për largimin e gazetares së njohur Beti Njuma nga “Top Channel”. Janë hedhur dyshime nga shumë media online se ka qenë rikthimi i koleges së saj, Monika Stafa në të njëjtin televizion, që ka ndikuar në vendimin për t’u larguar, për shkak të rivalitetit mes tyre.

Nisur nga kjo, Blitz.al ka kontaktuar me Beti Njumën, e cila ka pohuar faktin që ka marrë një ofertë të rëndësishme nga televizioni “Ora News” dhe është duke e menduar momentalisht. Por përsa i përket çështjes së rivalitetit gazetarja e ka mohuar kategorikisht dhe është shprehur:

“Nuk kam ndjerë rivalitet, as tani dhe as më parë! Ky është një fabrikim portalesh për të fituar disa klikime. Lajme false!”

Nëpërmjet kësaj, kuptojmë qartë se nëse Beti do të largohet nga “Top Channel”, shkaku nuk është asnjë prej kolegëve, por një ofertë më e mirë!