NUK KENI PARË ENDE ASGJË/ Publikohen foto të tjera nga shtëpia e Kylie Jenner – AlpeGossip
NUK KENI PARË ENDE ASGJË/ Publikohen foto të tjera nga shtëpia e Kylie Jenner

NUK KENI PARË ENDE ASGJË/ Publikohen foto të tjera nga shtëpia e Kylie Jenner

Fotografitë e shtëpisë së Kylie Jenner bënë xhiron e gjithë rrjeteve sociale pak ditë më parë. Revista ‘Architetctural Digest’ publikoi disa imazhe mjaft interesante të shtëpisë së miliarderes 21-vjeçare. Megjithatë duket se ne nuk kemi parë gjithçka, sepse ditën e sotme janë publikuar disa imazhe të tjera. Në një pjesë të kuzhinës së saj duket paksa rrëmujë, sepse Kylie ishte duke përgatitur disa ‘cupcakes’ për vogëlushen e saj Stormin.

Në një cep të shtëpisë ka dhe një pjesë të veçantë për të luajtur dhe relaksuar, ku përfshihet një bar, një tavolinë bilardoje dhe makina për lojën ‘pinball’. Me siguri ka ende shumë pjesë të pazbuluara nga shtëpia e saj superluksoze, megjithatë të gjithë duhet të kënaqemi me pak. /revistawho.com