PAMJET/ Dua Lipa me të dashur të ri?! Këngëtarja fotografohet krah një mashkulli misterioz – AlpeGossip
PAMJET/ Dua Lipa me të dashur të ri?! Këngëtarja fotografohet krah një mashkulli misterioz

PAMJET/ Dua Lipa me të dashur të ri?! Këngëtarja fotografohet krah një mashkulli misterioz

Dua Lipa fotografohet në shoqerinë e një mashkulli misterioz. Këngëtarja me origjinë shqiptare tejet elegante me një veshje tërësisht të zezë, u fotografua ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një mashkull misterioz me mjekër mbrëmjen e së dielës.

Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.

Çifti u larguan së bashku me të njëjtën makinë. Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor 2021.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri