Papa e puthi në kokë vajzën me tumor/ Pas 2 muajsh familja merr lajmin e pabesueshëm (FOTO) – AlpeGossip
Papa e puthi në kokë vajzën me tumor/ Pas 2 muajsh familja merr lajmin e pabesueshëm (FOTO)

Papa e puthi në kokë vajzën me tumor/ Pas 2 muajsh familja merr lajmin e pabesueshëm (FOTO)

otoja ku Papa pati puthur në kokë një vajzë që po luftonte me tumorin vdekjeprurës bëri xhiron e rrjetit. Fotoja qe shkrepur para 3 vitesh në vizitën e Papës në SHBA, Filadelfia, kur Gianna Masciantonio 1 vjeçe nuk kishte asnjë shpresë për jetën.

Por tashmë, pas 3 vitesh kanceri i vogëlushes është zhdukur plotësisht edhe pse më parë doktorët u thoshin prindërve që të bëhen gati për funeralin e saj.

Kur kishin kaluar vetëm 2 muaj qëkur Papa Francesku puthi Gianna-n, familja Masciantonio mori telefonatën që ua ndryshoi jetën në prag të Krishtlindjeve.

Specialistja nga Qendra e Kancerit Memorial “Sloan Kettering”, NY, Ira Dunkel nuk po u besonte syve kur pa analizat e vogëlushes dhe urdhëroi urgjent një biopsi, e cila zbuloi një çrregullim të rrallë të gjakut që prek një në 10 milionë fëmijë.

Tumori nuk ishte më vdekjeprurës dhe me anë të një kimioterapie intensive prej 15 muajsh, tumori i Giannas u zhduk.

Prindërit e vajzës së “mrekullisë” ia dhuruan spitalit fondacionin prej 50 mijë dollarësh që ishte mbledhur për Gianna-n