“Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta”/ Aurela Gaçe thumbon kolegët (FOTO) – AlpeGossip
“Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta”/ Aurela Gaçe thumbon kolegët (FOTO)

“Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja për ta”/ Aurela Gaçe thumbon kolegët (FOTO)

Dhe pse po bën shumë vite në skenë, këngëtarja labe, Aurela Gaçe gjithmonë i ka rezistuar kohës, falë talentit dhe punës së saj. Aurela Gaçe ka qenë ndër të parat artiste që ka guxuar të dalë e të këndojë ‘live’ në skenë.

Madje duket se kjo praktikë të kënduari pëlqehet shumë nga publiku që është i interesuar të dëgjojë muzikë të vërtetë. Por pavarësisht se ka vite që këndon vetëm ‘live’, duket se një nga ndjekësit e Aurelës në ‘Instagram’ nuk e di ende këtë gjë.

Ndërsa në një fotografi të saj, ai ka shkruar: “Të paska nxjerrë blof DJ më duket”. Mesa duket kjo gjë e ka irrituar së tepërmi këngëtaren, e cila nuk ka nguruar që t’i kthejë një përgjigje specifike:

“Por thashë me vete si vë faj. Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale.”

Postimi i Aurela Gaçes

Këngëtarja ka theksuar se për të gjithë artistët është detyrë parësore që të këndojnë ‘live’ përpara publikut.