Këngëtarja nga Kosova, Gresa Behluli pak ditë më parë i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore që u komentua shumë në media. Gresa lidhi kurorë me zv.presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin.
Në një intervistë për “Mirage”, Gresa është pyetur sa i ka kushtuar dasma dhe këngëtarja është përgjigjur se nuk i ka shkuar shumë.
“Zakonisht nuk fliten shifrat po ka qenë një dasëm shumë e mirë, nuk është që ka kushtu shumë. Sepse kur je fytyrë publike të gjithë kanë mirëkuptim sepse dëshirojnë me qenë pjesë e atij eventi kështu që gjithçka ka qenë e arsyshme”, është shprehur Gresa.
Sa për zarfat nga të ftuarit, këngëtarja ka thënë: “Nuk është me rëndësi pjesa e zarfeve me rëndësi që kanë ardhur, nuk i kam thirr në dasmë për me ma kthy me të holla”.