PAS LARGIMIT NGA FAMILJA MBRETËRORE/ Mbyllet shtëpia e Meghan dhe Harry-t – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA FAMILJA MBRETËRORE/ Mbyllet shtëpia e Meghan dhe Harry-t

PAS LARGIMIT NGA FAMILJA MBRETËRORE/ Mbyllet shtëpia e Meghan dhe Harry-t

Vetëm pak ditë më parë, Princ Harry dhe partnerja e tij, dukesha Meghan Markle, njoftuan se po hiqnin dorë nga statusi mbretëror, për të bërë një jetë më të thjeshtë dhe për të pasur financa të pavarura.

Ky vendimin i tyre nuk pritej nga askush, megjithatë vendimi i çiftit u respektua dhe tashmë Harry dhe Meghan po përgatiten për të qëndruar në Kanada.

Meghan dhe i biri kanë udhëtuar më parë drejt këtij vendi, ndërsa Princ Harry do t’i bashkohet më vonë, pasi të përfundojë disa angazhime private në vendin e tij.

Duke qenë se nuk do të jetojnë më në Mbretërinë e Bashkuar, shtëpia e Meghan dhe Harry-t, Frogmore Cottage është në proces mbylljeje.

Stafi i shtëpisë së tyre është transderuar në detyra të tjera brenda pallatit mbretëror, ndërsa kuzhinierët dhe shërbyesit janë urdhëruar të mos i ofrojnë më shërbimet e tyre në rezidencën e çiftit.