PAS TENTATIVAVE TË DONALDIT PËR RIBASHKIM/ Bora Zemani heq nënën e aktorit nga Instagrami – AlpeGossip
PAS TENTATIVAVE TË DONALDIT PËR RIBASHKIM/ Bora Zemani heq nënën e aktorit nga Instagrami

PAS TENTATIVAVE TË DONALDIT PËR RIBASHKIM/ Bora Zemani heq nënën e aktorit nga Instagrami

“Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje!”- kështu shprehej Bora Zemanin në një status të pak ditëve më parë sa i përket historisë së saj me Donald Veshajn. Ndoshta për vëmendje nuk i ka bërë, por nuk mund të themi se moderatorja ka qëndruar totalisht në heshtje ndaj asaj që po ndodh.

Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n. Sikurse ka vënë re “Panorama Plus’ në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.

Por një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar është fakti se ajo nuk i bëri ‘follow back’ Borës. Të paktën kështu rezultonte kur kërkoje në mesin e ndjekësve të saj. Ndoshta prezantuesja nuk ka dashur të ndjekë dikë që nuk e ndjekë atë.

Ky veprim vjen pas statusit të saj në Instastory gjatë javës që lamë pas. Në një reagim të parë për gjithë lajmet e raportuara, Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.