“PENSIONISTËT MË KËRKONIN DORËN…”/ Moderatorja shqiptare rrëfen momentin kur ia tregoi të atit: Kur shkova në shtëpi… – AlpeGossip
“PENSIONISTËT MË KËRKONIN DORËN…”/ Moderatorja shqiptare rrëfen momentin kur ia tregoi të atit: Kur shkova në shtëpi…

“PENSIONISTËT MË KËRKONIN DORËN…”/ Moderatorja shqiptare rrëfen momentin kur ia tregoi të atit: Kur shkova në shtëpi…

Moderatorja shqiptare, Valbona Mhilli ka rrëfyer fillimet e saj në televizion. Në një intervistë prezantuesja u shpreh se programin e saj të parë në televizion e donte shumë pasi diskutonte për tematika sociale, përfshirë problematikat e pensionistëve.

Gjatë kësaj periudhe, ajo tregoi se pensionistët filluan ta simpatizonin aq shumë sa i dërgonin letra ku i kërkonin dorën për djemtë e tyre, megjithatë duke qeshur tha se asnjë prej rasteve nuk u finalizua në martesë.

Valbona Mhilli u shpreh se një prej letrave ia tregoi të atit, të cilit iu ishte drejtuar: “Të kam thënë që kam kërkesa të mëdha”.

“Programi im i parë që kam bërë në televizion e doja shumë, kam diskutuar për tematika të ndryshme, pensionistët. Ka qenë një periudhë kohe kur vinin letra për pensionistët, më kërkonin dorën për djemtë. Më donin, por e lamë në mes. Nuk arritëm kurrë ti njihnim. Në një letër që më dërgonin, çonin numrin: S’ka rëndësi se si është statusi yt aktual, rëndësi ka që ti të na njohësh.

Shkoj në shtëpi dhe i them babit që kanë ardhur për të më kërkuar dorën, mund ta lexosh këtë letër. Pasi e lexoi i them: Të kam thënë që kam kërkesa të mëdha! Ishte diçka interesante dhe shumë mirënjohje për ata që më kanë parë dhe më dëshironin. Pavarësisht se mund të bëj program te tjera, e rëndësishme është që më duan për nuse”, tha ajo në “Shije Shtëpie”.