Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes Ajka.
Ajka i ka dhënë tjetër kuptim jetës së Xhensilës e cila në një intervistë për “Mirage” shprehet se me t’u bërë nënë kuptoi se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa mrekullia që solli në jetë.
“Periudha e shtatzënisë ka qenë një kureshtje e madhe. Kureshtje e madhe se si do jetë ëngjëlli, kureshtje e madhe se si do jem unë si nënë, por gjithçka rrodhi natyrshëm. U përshtata shumë shpejt dhe në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë, mrekullia që unë solla në jetë”, u shpreh Xhensila.
Pastaj mori frymë thellë dhe me sytë e përlotur u shpreh: “Për mua lind dielli dy herë në ditë. Momenti kur lind dielli dhe momenti kur ëngjëlli im hap sytë”.







![“TË GJITHË ALUDOJNË PËR MARRËDHËNIEN E TYRE”/ Nora Istrefi flet të vërtetën për ndarjen e përfoulur nga Robert Berisha: Njeriu mendohet … [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/06/108eb221d3353901e533b758f3424502_L-400x224.jpg)





