PËR TA MBYLLUR SIÇ DUHET VITIN/ Flori Mumajesi “plas bombën” e rradhës (VIDEO) – AlpeGossip
PËR TA MBYLLUR SIÇ DUHET VITIN/ Flori Mumajesi “plas bombën” e rradhës (VIDEO)

PËR TA MBYLLUR SIÇ DUHET VITIN/ Flori Mumajesi “plas bombën” e rradhës (VIDEO)

Duket se Flori Mumajesi e ka vulosur që ky do të jetë viti i tij! Për ta mbyllur siç duhet zbuloi surprizën e fundit ose të paktën kështu mendojmë ne, ku i dihet!

Pasi mori kupën e “Kënga Magjike 2018”, një javë pas fitores me këngën “Plas” ai ka publikuar një tjetër projekt. Pak minuta më parë është publikuar “Mori” një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Brunon.

Gjatë gjithë kohës në klip janë në qendër tre çunat duke kënduar, luajtur mes tyre por edhe me gjithë stafin e klipit duke të krijuar kështu idenë e një  videoklipi shumë të këndshëm në prapaskenat e së cilit është bërë shumë qejf.

Kënga është tejet ritmike dhe stil, përputhur siç duhet për secilin prej tyre e që me siguri do të bëjë namin në ditët në vazhdim. Është e pritshme që do e dëgjoni në makinat në rrugë, në clube, kudo. Për më shumë shijoni këngën por edhe videoklipin në videon bashkangjitur.