PËR TË GJITHA FEMRAT/ Ja si mund ta "shpëtoni" martesën tuaj - AlpeGossip
PËR TË GJITHA FEMRAT/ Ja si mund ta “shpëtoni” martesën tuaj

PËR TË GJITHA FEMRAT/ Ja si mund ta “shpëtoni” martesën tuaj

Në një marrëdhënie në çift është e rëndësishme që herë pas herë partnerët t’i kushtojnë vëmendje njëri-tjetrit në mënyrë që të mos lënë hapësira për keqkuptime.

Femra është gjithmonë personi i duhur për të bërë një lëvizje të tillë. Një femër e zgjuar e di se si mund tja dalë që përmes disa mënyrave të thjeshta të mbajë në jetë një marrëdhënie të shëndetshme.

Janë të shumta gratë që shqetësohen se bashkëshortët apo të dashurit e tyre mund t’i tradhtojnë. Sipas një studimi të kryer nga ‘Texas A&M’, meshkujt mund të tradhtojnë thjesht sepse ata kanë impulse të forta seksuale dhe reduktimi i këtyre impulseve mund të bëhet me ndihmën e partneres.

Ajo që duhet të dimë është se nuk ekziston asnjë garanci që ai nuk do të tradhtojë kurrë. Mbani mend se për sa kohë që ekziston vullneti i lirë, partneri juaj ka mundësi t’ju tradhtojë.

Më poshtë do të lexoni disa nga gjërat që mund të bëjë një femër e zgjuar për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme.

Ato e përqafojnë partnerin e tyre çdo ditë

Elementi fizik i marrëdhënies suaj është e rëndësishme. Këtu përfshihen; kapja dorë për dore, të parit në sytë e njëri-tjetrit, puthjet, kujdesi, përkëdhelja dhe të bërit dashuri. Përqafimet kalimthi, një puthje në një moment të përshtatshëm apo ndonjë gjest dashurie që ju mund të bëni gjatë ditës janë disa prej elementëve që mund ta bëjnë të shëndetshme marrëdhënien tuaj.

Ato gjejnë kohën për biseda të vërteta

Nëse ju nuk komunikoni me partnerin rregullisht, si mund të prisni të dini se çfarë ndjen ai? Si mund ta di ai si ndihesh ti, nëse nuk i tregon asgjë? Kushtojini 15 minuta në ditë njëri-tjetrit dhe bisedoni, thjesht bisedoni. Në një ditë me humor të mirë ju mund të flisni për vlerësimin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Kur nuk jeni në humor të mirë, diskutoni për çështjet dhe problemet që ju shqetësojnë, por bëjeni natyrshëm jo duke thënë ‘duhet të flasim’.

Ato dinë se si ‘të jenë aty për të’

Ju nuk mund t’i plotësoni nevojat e partnerit tuaj, nëse nuk e kuptoni se cilat janë ato. Gjëja më e vogël që do të vëreni dhe do t’i përgjigjeni me pozitivitet ndihmon marrëdhënien tuaj të bëhet edhe më e fortë. Mos harroni gjithashtu se nëse partneri juaj ju tradhton, kjo ka raste që nuk varet nga ju. Megjithatë, nëse ju i jepni atij dashuri dhe vëmendjen që meriton, shanset që ai t’ju tradhtojë do të zvogëlohen sepse dashuria juaj do ta bëjë të ndjehet mirë.