“PËRPARA 1 VITI…”/ Elia Zaharia Zogu sapo na tregoi se Klea Huta i ka tërhequr hundën kur ishte shtatzëne dhe ajo… – AlpeGossip
“PËRPARA 1 VITI…”/ Elia Zaharia Zogu sapo na tregoi se Klea Huta i ka tërhequr hundën kur ishte shtatzëne dhe ajo…

“PËRPARA 1 VITI…”/ Elia Zaharia Zogu sapo na tregoi se Klea Huta i ka tërhequr hundën kur ishte shtatzëne dhe ajo…

A keni dëgjuar më parë histori si kur një grua është shtatzënë, mjafton t’i tërheqë pak hundën një gruaje tjetër që po e njëjta gjë të ndodhë me të? Nëse jo, ne do ju tregojmë një të tillë.

Me një foto të një viti më parë, Elia Zaharia Zogu sapo na zbuloi të gjithëve një detaj që nuk e kishim ditur më parë dhe tejet të veçantë.

“Përpara 1 viti, kur prisja bebushen dhe ende nuk e dija. Pasi u grimova te @ujvarahajdariofficial për një set fotosh tek mikesha ime @anjezadyrmishi, mbërrij në studio dhe e gjej Anjezën duke fotografuar një vajzë yll të bukur shtatzënë. U takuam, e urova dhe vajza e bukur më tërhoqi pak hundën, sic është zakoni. Zoti do ketë buzëqeshur në atë moment…Kj vajza e bukur shtatzënë ishte @kleahuta”, ka shkruar Elia krah fotos së fundit, duke zbuluar kështu historinë e paditur më parë me Klean, e cila në atë kohë ka qenë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël me Krid.

Elia dhe Klea kanë pozuar të dyja për projektin ‘Portrete jete’ nga Anjeza Dyrmishu, moment ky i cili i ka bërë bashkë dy vajzat e njohura në një moment të papritur dhe emocionues.

Tanimë Elia është nënë e një vogëlusheje të quajtur Geraldina, ndërsa Klea nënë e një djali të quajtur Krid.