“PLASËN ÇOKOLLATAT”/ Mateus Frroku vjen në spektakël me të dashurën e zemrës (FOTO) – AlpeGossip
“PLASËN ÇOKOLLATAT”/ Mateus Frroku vjen në spektakël me të dashurën e zemrës (FOTO)

“PLASËN ÇOKOLLATAT”/ Mateus Frroku vjen në spektakël me të dashurën e zemrës (FOTO)

Prej disa ditësh po përflitet Mateus Frroku është në një lidhje me një vajzë që punon në TV Klan. Madje dyshja ishin parë së bashku në ambientet e TV Klan dhe puntatën e kaluar Gent Zenalaj e ngacmoi paksa Mateusin për të dashurën.

 

Puntatën e sotme të “Dance with me”, Genti vuri re se Mateusi përshëndeti dikë nga publiku dhe e pyeti: “Ore kë përshëndet ti? Kush ka ardhur? Teza, halla, xhaja?”

Mateusi u përgjigj me “Jo”, në përpjekje për të mos thënë një emër.

 

“Është fanse?”, e pyeti Genti. “Pretendon të bëhet”, iu përgjigj Mateusi.

“Pretendon të bëhet fanse? Plasën çokollatat edhe këtej”, tha Genti.