“PO GISHTAT E KËMBËVE KU JANË?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“PO GISHTAT E KËMBËVE KU JANË?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“PO GISHTAT E KËMBËVE KU JANË?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare sipas postimeve të saj na tregon se ndodhet në Gjermani, për pushime apo për ndonjë projekt të ri mbetet ende e paditur… Në foton e saj të funndit një nga ndjekësit mesa duket nuk e ka pëlqyer look-un e saj dhe i ka komentuar: “Qka je bo si trans qr”.

Moderatorja Ilda Bejleri ka ndarë së fundmi një foto në të cilën është e veshur e gjitha me të zeza dhe shfaqet e ulur këmbë mbi këmbë e me një palë syze të zeza që i shkojnë shumë. Në një nga komentet e lëna në post, gjetëm dhe komentin: “Mir je ne foto po ke harru te hapesh kembet”.

Nga ana tjetër kemi një publikim të një hiti të ri nga Noizy, i cili ka shpërndarë me fansat e tij një video në të cilën ka shënuar mbremjen e sotme dhe orën 00:00, pra momentin e publikimit. “Po don me bo sfid me ferofera” i shkruan njëri nga ndjekësit, dhe e ka shoqëruar me një kurorë dhe me emoji që qeshin.

Si gjithmonë modelja Oriola Marashi na surprizon me fotot e saj seksi dhe aq  të kuruara siç ësjhtë dhe pamja e saj.  e veshur me një fustan që shndrin i tëri, dhe i përbërë nga copëza që ngjajnë si një pasqyrë e copëtuar e veshur në formë fustani në trupin e modeles. Mirëpo ka edhe nga ata që dallojnë të metat e perfeksionit. Një koment pikant është: “po gishtat e këmbëve ku jan?” duke e akuzuar kështu Oriolën përdorim të photoshopit.

AlpeGossip.al