“PO KALIT KUSH I THA…?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“PO KALIT KUSH I THA…?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“PO KALIT KUSH I THA…?”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Kënëtarja dhe fituesja e Festivalit të “RTSH” Arilena Ara dallohet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet shumë e pastër ose siç do thonim ndryshe “ujë dhe sapun”. Mirëpo në njërën dorë ka mbështetur kokë dhe  duket e lodhur ose përgjumsh, kjo mesa duket nxiti edhe fansin që ti thoshte:” ftyra jem n’or t’Matematikes” duke i shprehur dhe me një zemër dashurinë Arilenë. Ky koment na bër për të qeshur dhe na ktheu dhe njëherë në bangat kur bënim matematikë.

Getoar Selimi ka postuar një foto ku ndohet në një makinë të bardhë me xhama të zinj dhe kombinuar dhe veshja e tij me ngjyrat e saj. Ndërkoë njëri nga ndjekësit që mesa duket fans i Noizyt i ka komentuar :” Noizy is a rapstar aa” si për t’i treguar se s’krahasohet me të.

 

Nga ana tjetër kemi Fatmën, kaçurrelsen e bukur që të gjithë ja kanë zili flokët e saj. Në natyrë dhe mbi kalë Fatma ka pozuar, dhe mesa duket ka dalë për t’u relaksuar e argëtuar njëkohësisht. Siç vërejmë edhe kalin ka pozuar bashkë me të, dhe kjo ra në sy edhe tek ndjekësit, aq sa iu la komenti:” Po kalit kush i tha te kthehej ne profil?”

AlpeGossip.al