“PO MEDOJ SERIOZISHT TË BËJ TESTIN…”/ Ja çfarë batute përdor Arbana Osmani me Xhemin për koronavirusin (FOTO) – AlpeGossip
“PO MEDOJ SERIOZISHT TË BËJ TESTIN…”/ Ja çfarë batute përdor Arbana Osmani me Xhemin për koronavirusin (FOTO)

“PO MEDOJ SERIOZISHT TË BËJ TESTIN…”/ Ja çfarë batute përdor Arbana Osmani me Xhemin për koronavirusin (FOTO)

Hypochondria – frika e të paturit një sëmundje serioze, edhe kur analizat tregojnë se gjithçka në organizëm po funksionon më së miri. Ok, e përmblodhëm paksa për të kuptuar më mirë shakanë mes Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut.

Në një kohë kur flitet vetëm për viruse, ndoshta keni dëgjuar nga miq e të afërm se ankthi ka arritur majat për disa. Për ta përshkruar me humor këtë situatë, Arbana ka përdorur një meme, ku sigurisht nuk mund të mungonte një ‘tag’ për Xhemin.

*Unë, që vuaj nga hipokondria, duke folur me shoqen e ngushtë për koronavirusin*

Unë: Po e mendoj seriozisht të bëj testin. Ndonjëherë nuk mbushem me frymë.
Shoqja: Nuk mbushesh me frymë se je e shëndoshë.

A na u kujtuan shoqet me këtë përgjigje? Nëse jo, atëherë nuk jeni shoqe të ngushta. Gjithsesi, nëse e shikoni se ndonjë i afërm apo mik (pa arsye) mbërthehet nga ankthi i të paturit Covid, përmendini kilogramët e tepërt. Edhe nëse nuk ka shtuar asnjë gram gjatë karantinës. Një meme mund të reduktojë stresin deri në 90%. (Nuk është vërtetuar, por thënë nga ne nuk ka si mos të merret për bazë.)

Sa për idenë, falenderimi shkon për Arbanën dhe Xhemin, që na japin gjithmonë material për të ngacmuar shoqet e ngushta në rrjetet sociale.