Politikane, aktorë, këngëtarë e prezantues. Pse të gjithë po çmenden pas këtij golfi? – AlpeGossip
Politikane, aktorë, këngëtarë e prezantues. Pse të gjithë po çmenden pas këtij golfi?

Politikane, aktorë, këngëtarë e prezantues. Pse të gjithë po çmenden pas këtij golfi?

Çunat dhe gocat zakonisht i kanë veshjet të ndara. Kështu edhe janë rritur në fakt. Rozë për vajzat, blu për djemtë. Megjithë tendencat e viteve të fundit kur shpesh edhe djemtë çoç veshën ndonjë gjë rozë, ka një ngjyrë që i bashkon të dyja gjinitë: camel. Golfit camel nuk i ka thënë “jo” askush.

Pa dallime pune e pozite, e kanë veshur këngëtarë si, humorist, aktorë, edhe politikanë.

(Blerim Destani, foto nga Instagrami)
Blerim Destani thonë se ka milionat dhe e ka një golf si ky që kanë të gjithë.

(Getoar Selimi, foto nga Instagrami)
Ok, Blerimi është aktor, po edhe çunat e fortë si reperët e kanë një golf të tillë. E ka dhe Geti i Marinës. Ka pozuar fiks si çun i fortë, me golfin afër ngjyrës së mjaltit.

(Bes Kallaku, Meta, foto nga Instagrami)

Golf camel kanë edhe ata që dalin foto me presidentin e që e kanë shok. Ja sa i shkon Besit, apo s’i shkon dhe aq. Këtyre të tjerëve, sikur u rri më mirë. Megjithatë Besi s’e heq nga trupi.

(Monika Kryemadhi, foto nga Instagrami)

Po ç`themi dhe ne: Golf të tillë kanë ata që dalin foto me presidentit. Golf të tillë ka edhe gruaja e presidentit Meta, Monika dora vetë.

(Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj, foto nga Instagrami)
Madje një të tillë ka edhe Xhensila, e shoqja e atij që rri me presidentin. Po që qenka golf me nivel ky.

(Jonida Vokshi, foto nga Instagrami)
Ja e paska edhe Jonida Vokshi një. Jo në modelin e këtyre të tjerëve, po në të njëjtën ngjyrë. Gjithmonë camel. Po s`e pate edhe ti një, ik blije. Të bëjë sa lekë të bëjë, ia vlen. Qenka uniseks.