PREJ VITRSH NË SKENË/ Yll Limani tregoni sikletin që përjeton para se të dalë të këndojë “LIVE” – AlpeGossip
PREJ VITRSH NË SKENË/ Yll Limani tregoni sikletin që përjeton para se të dalë të këndojë “LIVE”

PREJ VITRSH NË SKENË/ Yll Limani tregoni sikletin që përjeton para se të dalë të këndojë “LIVE”

Yll Limani ka bërë debutimin e tij të parë në skenë rreth vitit 2014-të, kur u paraqit në “The Voice Of Albania” , por edhe pse kanë kaluar thuajse 9 vjet, ai sërish ndjen po të njëjtin emocion teksa hipën në skenë.

Në klipin prezantues edicionit të parë në “The Voice”, Ylli ka thënë se nga 1-10, ai ndihej maksimalisht i emocionuar dhe duket se e njëjta ndjesi vijon edhe sot.

Në një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, në Instastory, Ylli ka publikuar momente para se të ngjitet në skenë dhe frymëmarrja e tij tregon gjithë emocionin e fortë që ai ndjen.

Bashkangjitur postimit të tij ai shkruan se të tjerët e pyesin,” A ke emocione para se të këndosh” dhe duket se përgjigjia e tij është: “Jo more, jam mësuar tani”

Dhe duket qartë që skena të jep gjithmonë emocione nga ato të bukurat, që ta bëjnë zemrën të rrahë fortë po ashtu këto përformanca me emocion, gjithmonë përfundojnë të jenë më të bukurat në skenë.

Limani vijon të jetë tepër aktiv në muzikë. Ai sapo ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Noizy-n, “Hapa”, i cili menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut.

Nga ana tjetër këngëtari nuk ka munguar në koncerte të shumta në Shqipëri dhe Kosovë.