“PROJEKTI GJIGAND…”/ Luana Vjollcës i besohet autorësia e plotë e “Take me out Albania” – AlpeGossip
“PROJEKTI GJIGAND…”/ Luana Vjollcës i besohet autorësia e plotë e “Take me out Albania”

“PROJEKTI GJIGAND…”/ Luana Vjollcës i besohet autorësia e plotë e “Take me out Albania”

Së shpejti pritet të nisë për herë të parë në ekranin e “Top Channel” show televiziv “Take me out Albania”. Nën moderimin e Luana Vjollcës, 30 vajza single do bëhen pjesë e kësaj aventure për të gjetur dashurinë e jetës. 

Ky është një mision i ri për Luana Vjollcën pasi do e shohim të moderojë një program ndryshe nga të tjerët mirëpo besojmë se edhe këtu nuk do mungojë humori dhe batutat.

Ditët e fundit Luana ka qënë në përgatitje e sipër për programin, mirëpo një mbledhje shumë e rëndësishme është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e “Top Channel”.

Luana na ka zbuluar në Instagram se është takuar me producentin ekzekutiv të medias ndërkombëtare ‘Fremantle’ (që ka edhe patentën e “Take me out”), Andrew Winghtman i cili ka vizituar nga afër studion ku do të bëhet spektakli.

Pas “Shiko Kush Luan”, ku është autore dhe moderatore prej 3 sezonesh, Luana Vjollcës ju besua edhe në këtë program të ri autorësia e plotë.

Sot , ne mbledhjen me producentin ekzekutiv te medias nderkombetare Fremantle , Andrew Wightman. Faleminderit per besimin ne Autoresine e plote te projektit gjigand televiziv #TakeMeOut , shtepise sime @topchannelalbania dhe medias me te madhe nderkombetare FremantleMedia” – shkruan Luana.