PSE U AFRUA ME OLTËN NË FILLIM? Qetsori përgjigjet në “BBV Live nga Shtëpia”! – AlpeGossip
PSE U AFRUA ME OLTËN NË FILLIM? Qetsori përgjigjet në “BBV Live nga Shtëpia”!

PSE U AFRUA ME OLTËN NË FILLIM? Qetsori përgjigjet në “BBV Live nga Shtëpia”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët e parë që e nisën programin ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Vajzat e kanë pyetur Qetsorin se përse zgjodhi në fillim të afrohej me Oltën më shumë se me banorët e tjerë dhe ai është përgjigjir:

Zgjodha Oltën sepse ishte një nënë, nuk mund ti afrohem nje burri edhe me Luizin mund ta kisha bërë, por duke qenë se nëna është më e lënduar mund të isha më pranë saj me biseda familjare sepse do kishte nevoj, më dukej e arsyeshme të prezantoja ndjeshmërinë e familjes dhe bisedat që kemi bërë kanë qenë shumë familjare, mua më ka marr malli për fëmijët e mi dhe atë për djalin e saj…për këtë ndjesi jam afruar me Oltën.