Nëse mëngjesi të gjen të shkujdesur duke të të marrë një pjesë të mirë të kohës, përpiqu të parapërgatitesh që në darkë. Kështu zgjohesh më këndshëm dhe i kursen vetes minutat e bekuara.
#1 Largo flokët nga fytyra
Jo vetëm që parandalon këputjen e tyre por edhe shmang irritimin e lëkurës.
#2 Hiq makeup-in
Sado e lodhur të jesh mblidh forcat dhe shpëtoje fytyrën tënde nga aq shumë fondatinë e baktere të ajrit.
#3 Fli (minimumi) jo më pak se 6 orë
Lëre celularin diku larg shtratit, mbyll sytë, mendo diçka të bukur dhe dorëzoju gjumit.
#4 Fli me shpinë
Nëse gjëja e fundit që do është të zgjohesh me rrathë të theksuar poshtë syve, atëherë fli duke shmangur kontaktin e fytyrës me jastëkun. Kështu redukton edhe vijat që krijohen gjatë gjumit.
#5 Fli me këllëf mëndafshi
Flokët nuk do të elektrizohen, as do të krijojnë maja si dhe bakteret do jenë më pak të pranishme. Sa më shumë nga këto të fundit, aq më prezencë aknesh rrezikon lëkura juaj.
#6 Gërshet
Nëse flokët i ke disi të njomë, realizo modelin në fjalë për disa valëzime tepër natyrale të nesërmen në mëngjes.