“SOT MËSOVA SE ÇFARË DO TË THOTË…”/ Noah feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur Fatma dhe Afi ta urojnë të voglin e tyre – AlpeGossip
“SOT MËSOVA SE ÇFARË DO TË THOTË…”/ Noah feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur Fatma dhe Afi ta urojnë të voglin e tyre

“SOT MËSOVA SE ÇFARË DO TË THOTË…”/ Noah feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur Fatma dhe Afi ta urojnë të voglin e tyre

Sot bëhet plot 1 vit nga dita kur jeta e Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit ndryshoi në 360 gradë. Në 28 janar 2020 çifti i famshëm i televizionit u bënë prindër për herë të parë, duke u bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Noah. I pari që dha lajmin e bukur të lindjes së Noah vitin e shkuar ishte babi Alfio.

“Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria❤️ sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shume”, shkroi Alfio pak pas ardhjes në jetë të vogëlushit.

 

Ndërkohë sot e para që nxitoi t’i uronte të voglit 1-vjetorin ishte mami Fatma. Për herë të parë ajo ka postuar në Instagram foton që është shkrepur pak pas lindjes së djalit. Ky është një nga imazhet më të bukura të Fatmës, në të cilin moderatorja shihet me sytë e mbushur me lot nga emocioni. Ajo ka publikuar edhe një foto të realizuar së fundmi me Noah, si për të treguar sa shumë është rritur ai brenda 1 viti.

“Sot bëjmë 1 vjeç! Noah dhe unë duam të dërgojmë një përqafim të madh për të gjitha mamatë! Është bota e nënave!”, ka shkruar Fatma përkrah imazheve.