RA NË KOMA PAS DHIMBJES SË KOKËS/ Adoleshentja zgjohet pas 4 ditësh me një fëmijë – AlpeGossip
RA NË KOMA PAS DHIMBJES SË KOKËS/ Adoleshentja zgjohet pas 4 ditësh me një fëmijë

RA NË KOMA PAS DHIMBJES SË KOKËS/ Adoleshentja zgjohet pas 4 ditësh me një fëmijë

18-vjeçarja Ebony Stevenson nisi të kishte një dhimbje të fortë koke më 2 dhjetor të vitit të shkuar. Dhimbja nisi ti shtohej aq sa u bë e padurueshme.

Ajo kishte folur me të ëmën për këtë problem dhe më pas ishte mbyllur në banjë. Rreth orës 10 të mbrëmjes, e ëma, Sheree, 39-vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, e shqetësuar, kishte shkuar në tualet për të folur me adoleshenten, por e kishte gjetur atë pa ndjenja në tokë.

E llahtarisur, ajo lajmëroi ambulancën, ndërsa gjendja e të bijës sa vinte dhe rëndohej. Mjekët pyetën gruan nëse e bija ishte shtatzënë, por ajo i siguroi që jo, edhe pse kishte gjithë shenjat e një shtatzënie të mundshme.

Pak orë më vonë, vajza e pandërgjegjshme solli në jetë një fëmijë që peshonte më pak se 3 kilogramë. Ajo u zgjua nga koma 4 ditë më pas, më 6 dhjetor dhe teksa infermieret i dhanë në krahë të bijën, vajza e refuzoi, pasi nuk e kuptonte çfarë kishte ndodhur.

Ishte e ëma dhe gjyshja e 18-vjeçares ato që u kujdesën për foshnjen e vogël, deri sa e bija e mori veten dhe e pranoi fëmijën.