ROMANCA TË FSHEHTA PAS KAMERAVE/ Edi lidhje paralele me infermieren nga Skrapari dhe të dashurën nga Zvicra – AlpeGossip
ROMANCA TË FSHEHTA PAS KAMERAVE/ Edi lidhje paralele me infermieren nga Skrapari dhe të dashurën nga Zvicra

ROMANCA TË FSHEHTA PAS KAMERAVE/ Edi lidhje paralele me infermieren nga Skrapari dhe të dashurën nga Zvicra

Eduard Kuçi është 23- vjeçari i pasur që ka lindur dhe banon në Zvicër, i cili po shihet të frekuentohet jashtë programit me infermieren 28-vjeçare nga Skrapari, Adën.

Ai punon në biznesin e tij familjar, ndërsa në “Për’Puthen” hyri me një qëllim duke thënë: “Dua një grua të fortë siç jam vetë”. Por ndërkohë që gjatë episodeve kanë pasur situata të ndryshme me Adën, duket se më shumë po u shijon kjo njohje në jetën reale, pasi të maskuar ata janë fotografuar bashkë, duke “tradhtuar” kështu logjikën e programit.

 

Ada dhe Edi njoftuan para pak ditësh se ata janë përjashtuar nga “Për’puthen” dhe shkak u bë pikërisht raporti i tyre shumë i afërt jashtë emisioni të dashurisë, edhe pse ata të dy dolën në takime romantike sa ishin në studio.

Me anë të një lidhjeje live, Edi ishte ai që sqaroi gjithçka sa i përket dëbimit nga emisioni, ndërdsa moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi janë ftuar që të thonë versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por nuk kanë pranuar.

Vendimi i produksionit ishte përjashtimi i të dyve, duke thënë se takime të tilla që cënojnë besueshmërinë e “Për’puthen” nuk do të lejohen. Ndaj ky takim i zhvilluar në fshehtësi jashtë studios së “Për’puthen” u ka kushtuar dy konkurrentëve humbjen e shancit për t’ú shfaqur sërish në program.

Në foton e marrë si dokument nga produksioni, shfaqeshin dy konkurrentët duke darkuar jashtë, ku Ada mbante një kapuç në kokë si aksesorë kamuflimi për të mos u njohur. Për këtë situatë, në një postim të “Për’Puthen” në “Instagram” thuhej: “ Ada dhe Edi përjashtohen nga programi, thyejnë rregulloren për herë të dytë, ja fotoja që takohen dhe darkojnë jashtë…”.

Kujtojmë që në një nga puntata e “Përputhen”, Edi dhe Ada treguan se nuk flisnin më me njëri-tjetrin. Ada tha se i kishte shkruar Edit, por ai nuk i kishte kthyer përgjigje dhe për këtë arsye i kishte bërë bllok.

“Unë i kam bërë bllok vetëm për faktin se nuk më ka kthyer përgjigje. Nuk ka gjë më tepër”, tha ajo. Ndërkohë Eduarti tregoi se ata të dy kanë folur keq për njëri-tjetrin. Kujtojmë se çifti kishin bërë një takim bashkë.

eduart kuci (6)

“Arsyeja pse unë e kam bllokuar Adën është sepse nuk jemi kuptuar mirë, ka fol keq për mua, kam fol keq për të. U kry puna!”, u shpreh ai. Por pas lajmit të përjashtimit komentuesit nisën të merreshin me lidhjen tjetër të Edi jashtë programit, dhe se ai po bën lojë të dyfishtë duke mbajtur lidhje paralele me Adën nga Skrapari dhe të dashurën që ka në Zvicër.

 

Edhe pse ka hyrë në një program njohjesh, flitet se ai në fakt e ka një të dashur në Zvicër, aty ka lindur dhe jeton duke punuar për biznesin e familjes. Pak javë më parë u publikua një fotografi, në të cilën shihej se Edi është në lidhje dashurie jashtë “Përputhen”. Këtë e bëri publike faqja në “Instagram” “Demaskojnë Përputhasit”, teksa një ndjekës i faqes së tyre u dërgoi foton e tij me të dashurën së bashkë me një mesazh sqarues.

iriada shahollari (4)

“Desha t’ju përshëndes dhe t’ju dërgoj një foto nga Aeroporti i Prishtinës, në datën 26.09. 2021 rreth orës 15:50. Eduarti me të dashurën e tij. Ajo vajza ishte duke udhëtuar për në Zvicër, saktësisht për në Basel. Isha edhe unë me të, në të njëjtën kohë po ashtu, edhe në të njëjtin avion për në Basel, ndaj kisha pas dëshirë që këtë foto ta publikoni në TV. Jam një milionë përqind e sigurt që është e dashura e tij. Për fat të keq nuk kam mundur të bëj një foto tjetër, kur është përshëndetur duke përqafuar dhe puthur në buzë të dy. Eduarti me të kishte edhe disa udhëtarë që më penguan të bëja foto të tjera”, thuhej në mesazh.

eduart kuci (8)

Edi nuk e mohoi këtë fakt, ndërkohë që si ai dhe Ada kanë qenë dy nga protagonistët e programit për shkak edhe të pamjes. Ada u përfol për ndërhyrje të shumta estetike, të cilat po ashtu nuk i ka mohuar.

/Panoramaplus.al