Rovena Dilo hidhet në gjyq/ Ish bashkëshorti kërkon pasurinë (FOTO) – AlpeGossip
Rovena Dilo hidhet në gjyq/  Ish bashkëshorti kërkon pasurinë (FOTO)

Rovena Dilo hidhet në gjyq/ Ish bashkëshorti kërkon pasurinë (FOTO)

Tashmë kanë kaluar 3 vite nga divorci i bujshëm i këngëtares Rovena Dilo me ish-futbollistin Florian Riza.

Dhe duket se edhe pas tre vitesh ata vazhdojnë të përballen në Gjykatë me njëri-tjetrin pas padisë së datës 27.10.2015, me anë të së cilës Floriani i kërkonte divorcin Rovenës. Mesa duket Dilo dhe Riza kanë akoma konflikte për pasurinë e përbashkët dhe janë duke e përpjestuar me gjyq.

Sipas burimeve të “Story.al” këtë herë ata kanë në mes një apartament në Tiranë, pronë që e blenë gjatë kohës që ishin të martuar. Paditësi vazhdon të jetë ish-futbollisti, i cili kërkon në rrugë ligjore të marrë pjesën e tij nga kjo pasuri.

Lajmi i ndarjes së ish-çiftit u bë i njohur në vitin 2015 dhe duket se erdhi papritur pas disa konflikteve në çift. Këngëtarja nuk është prononcuar asnjëherë mbi divorcin, por shumë shpejt u përfol se nisi një lidhje të re me balerinin Eltjon Merja. Ndërsa ish-bashkëshorti i saj ishte shprehur se ndihej shumë mire dhe kishte filluar një fazë të re në jetën e tij.