Nuk jemi aspak dakord/ Lori Hoxha zbuloi arsyen përse nuk i preferon flokët me kaçurrela (FOTO) – AlpeGossip
Nuk jemi aspak dakord/ Lori Hoxha zbuloi arsyen përse nuk i preferon flokët me kaçurrela (FOTO)

Nuk jemi aspak dakord/ Lori Hoxha zbuloi arsyen përse nuk i preferon flokët me kaçurrela (FOTO)

Jemi mësuar që Lori Hoxhën, ta shohim gjithmonë me flokët e saj bjondë të gjatë e të drejtë ose të mbledhura lart në formën e topuzit! Dhe Lori sapo na tregoi arsyen përse bën këtë zgjedhje dhe tanimë e kuptojmë shumë mirë.

Fashionista shqiptare ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” dy foto ku shfaqet në makinë, e veshur me xhinse dhe një këmishë me printe, ndërkohë që flokët i ka me kaçurrela. Në përshkrimin e fotos, Lori shpjegon se flokët me onde e bëjnë të ndihet më të madhe në moshë dhe kaq duhet që fashionista të projektojë të ardhmen e saj.

“Mendoj se kjo është pamja ime kur të jem 40 vjeç dhe fëmijët e mi të jenë tek gjyshja” – shkruan krahas fotos Lori Hoxha.

Gjithesesi, duhet theksuar se Lori duket shumë e ëmbël edhe me këtë model flokësh dhe ngjan një yll.