Rovena Dilo nuk po e ndan mendjen! Ja çfarë thotë për bashkëjetesën me balerinin në DWS – AlpeGossip
Rovena Dilo nuk po e ndan mendjen! Ja çfarë thotë për bashkëjetesën me balerinin në DWS

Rovena Dilo nuk po e ndan mendjen! Ja çfarë thotë për bashkëjetesën me balerinin në DWS

Prej ditësh qarkullon lajmi se konkurentja e këtij edicioni në “Dancing With The Stars” Rovena Dilo, është në një marrëdhënie me balerinin Eltion Merja.

Për një kohë të gjatë, thashetheme midis mundësisë që mes kësaj dysheje të kishte më shumë se miqësi kanë qarkulluar shumë në media, por mungesa e një deklarate mohuese apo pohuese si nga ana e Rovenës apo Eltionit, ka bërë që këto të ngeleshin disa fjalë të paverifikuara.
Por mbrëmjen e sotme, Rovena është pyetur nga moderatori nëse kanë vazhduar të jetojnë së bashku, por Rovena sërish i është shmangur pyetjes, duke thënë se njerëzit duhet të merren me art dhe jo me thashetheme.

Ndërsa ka marrë fjalën balerini i saj, Eltioni i cili është shprehur se të gjitha lajmet që qarkullojnë janë thashetheme. “Merruni me art njerëz”- u shpreh Eltioni.