“SA I BUKUR”/ Donaldi mban premtimin e Fifit, zbuoni çfarë bëri aktori i humorit – AlpeGossip
“SA I BUKUR”/ Donaldi mban premtimin e Fifit, zbuoni çfarë bëri aktori i humorit

“SA I BUKUR”/ Donaldi mban premtimin e Fifit, zbuoni çfarë bëri aktori i humorit

Kur Fifi ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka diskutuar me Donaldin për të bërë një tatuazh “filoqyl”, që do të nënkuptonte lutjen për qiellin që të bjerë shi.

Pasi këngëtarja e njohur u largua vetë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, e bëri menjëherë tatuazhin në fjalë. Ajo nuk ngurroi që këtë detaj t’ia tregonte Donaldit gjatë një prime.

Aktori i humorit u gëzua shumë dhe i premtoi se edhe ai do ta bënte sapo t’i vinte mundësia e parë. E në fakt edhe ai e mbajti premtimin.

Ditën e djeshme të gjithë banorëve të “Big Brother VIP” iu dha mundësia për të bërë një tatuazh brenda mureve të shtëpisë. Kështu, Donaldi e mbajti premtimin duke shkruar fjalën “filoqyl” në dorën e tij.

Biseda mes banorëve:

Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?

Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.

Beniada: Të dhimbti?

Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje.

Rikujtojmë se Fifi e ka shprehur disa herë mbështetjen për Donaldin duke i bërë herë pas here dedikime suportuese. Edhe gjatë “PRIME”-ve, ajo i ka uruar atij fitoren, duke i thënë “Fitoje lojën edhe për mua!”

“Sa i bukur”/ Donaldi mban premtimin e Fifit, zbuoni